Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” theksoi se në vetëm gjashtë muaj, Qeveria ka rritur pagat në sektorët kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Sipas tij, punonjësit në arsim kanë marrë rritje prej 12%, stafi shëndetësor ka përfituar 15% më shumë, ndërsa mjekët dhe gjinekologët kanë përfituar deri në 33% rritje të pikës së kapitacionit. Rritje kanë pasur edhe dentistët (22%) dhe punonjësit e MPB-së (10%).
“Kemi rritur pagat atje ku duhet – për ata që mbajnë sistemin në këmbë”, u shpreh Durmishi.
Ai shtoi se kjo është vetëm faza e parë, ndërsa deri në fund të mandatit pagat në shëndetësi dhe arsim do të rriten për 46 dhe 50%.