Trendy

Durmishi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 20 për qind

Para 5 sekonda

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve në Kuvend, foli për pagat në sektorin publik dhe rritjen e tyre përmes dialogut social.

Durmishi tha se në sektorin publik nuk ka të punësuar që merr pagë minimale dhe se pagat në këtë sektor janë më të larta se paga minimale.
“Sa i përket sektorit publik, nuk ka person që merr pagë minimale. Të gjithë marrin paga më të larta se paga minimale, madje ka edhe të tillë që marrin mbi pagën mesatare”, tha Durmishi.

Ai theksoi se përmes dialogut të zhvilluar këtë vit është arritur rritje e pagave për administratorët në sektorin publik.

“Në të gjithë sektorin publik, në të gjitha institucionet, kemi bërë që pagat të rriten për 20 për qind bashkë me pagën minimale, ndërsa deri në vitin 2028 synojmë rritje prej 40 për qind për të gjithë sektorin publik”, theksoi Durmishi.

Trending