Maqedoni

Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 26, 2024, 12:07

Me masën e re për subvencionimin e zejtarëve, ministria e Ekonomisë dhe Punës do të bëjë bashkëfinancimin prej 40 për qind të shpenzimeve për blerjen e makinave ose veglave të reja që u nevojiten zejtarëve për punë. Mjetet e përgjithshme të parapara me këtë thirrje publike, janë 6 milionë e 500 mijë denarë, ndërsa vlera e përgjithshme për një aplikant është maksimalisht 200 mijë denarë.

“Ministria e ekonomisë dhe punës javën e kaluar shpalli thirrjen publike për mbështetje të zejtarisë. Kjo masë ka për qëllim të subvencionojë zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare, përmes bashkëfinancimit të 40 për qind të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200 mijë denarë për aplikant, të bëra për blerjen e makinave ose veglave të reja dhe dizajnimin e produktit të ri”, Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Zejtarët e mirëpresin këtë masë, por thonë se e njejta duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe çdo vit të ketë rritje të përqindjes së mjeteve.

“Të mos ndalemi këtu, por këto përqindje parash që do ti merrnin zanatxhinjtë, të jenë çdo vit në rritje, që zanatxhinjtë të kenë motiv më të madh që të mund të del më mirë në treg, të marrin më shumë mjete nga shteti dhe prej saj do të kenë përfitime edhe qytetarët… ”, deklaroi Goran Ristovski, Oda e Zejtarëve Shkup.

“Për të gjithë zanatxhinjtë, ne momentalisht jemi me teknologji shumë të vjetër. Ajo teknologji, shembull për zanatin tim, për mua është shumë e shtrenjtë, me këto subvencione, do të na ndihmojnë që ta zgjerojmë biznesin. Tani jemi në shekullin 21, ka arritur teknologjia, ndërsa ne jemi akoma me makina të shekullit 20. Këtë që do ta ofrojnë tani është shumë më mirë. Tani duhet të aplikohet, varet se kujt do t’i ndahet, për mua si zanatxhi, kjo është një ofertë e mirë, mund ta zgjeroj biznesin tim ”, u shpreh një zejtar.

Aplikimet mund të bëhen deri më 1 tetor, ndërsa të drejtë për aplikim kanë të gjithë zejtarët aktivë. Ata duhet të dëshmojnë për shpenzimet e bëra gjatë vitit 2023 dhe 2024. Nuk duhet të kenë hapur procedurë të falimentimit. Të mos kenë borxh ndaj shtetit apo të punësuarve. Të kenë punuar të paktën 1 vit para shpalljes së thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare nga thirrjet e ministrisë së Ekonomisë në 3 vitet e fundit. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste