Gazetarja dhe prezantuesja, Anita Latifi thotë dy gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese janë garancë për Gjuhën Shqipe.
“Këta dy gjykatës nuk merren me fjalë popullore, statuse facebooku dhe akrobacione të tjera fjalësh e as me tenda. Këta janë garanca de facto e de jure që të mërkurën, 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim.
Nëse edhe pas kësaj debati për çështjen e gjuhës vazhdon të jetë vetëm ping-pong akuzash e gjoksrrahjesh ndërmjet dy anëve partiake, prej tash t’ia urojmë Mickovskit “Македонија твоја!”, ka shkruar Anita Latifi. (INA)