Trendy

Dy ish-drejtorë të Postës nën hetim – lejuan tenderë të paligjshëm me dhjetëra mijëra euro

Para 7 muaj

Drejtoria për Punë të Brendshme (SPB) Shkup, për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “veprim i papërgjegjshëm në detyrë”, sipas nenit 353, paragrafi 1 të Kodit Penal të RMV-së, ka dorëzuar kërkesë penale te Prokuroria kompetente kundër V.S. dhe B.A., ish-drejtorë të përgjithshëm të AD Posta e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore, Shkup.

Sipas të dhënave nga veprimet hetimore të ndërmarra, të dyshuarit gjatë vitit 2023 kanë mosvepruar me kujdes të duhur në mbikëqyrjen e punës së nën-drejtorëve të degëve të ndërmarrjes, duke lejuar që të veprohet në kundërshtim me nenin 40, paragrafi 6 të Ligjit për Prokurime Publike, në lidhje me nenin 9, paragrafi 1, pika g e këtij ligji, ku parashikohet se organet kontraktuese të këtij sektori mund të kryejnë prokurime pa procedurë të prokurimit publik, duke mos e tejkaluar shumën prej 24.000 eurosh.

Në këtë mënyrë, ata praktikisht kanë lejuar që të kryhen prokurime pa procedurë të prokurimit publik në shumën totale prej 56.546 euro, që paraqet tejkalim të pragut të parashikuar dhe të lejuar për prokurime pa procedurë, në shumën prej 32.546 euro. Kjo është shuma për të cilën të dyshuarit kanë dëmtuar buxhetin e AD Posta e Maqedonisë së Veriut.

Trending