Trendy

Dy nxënës shqiptarë nga Tetova dhe Dibra shkëlqejn në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2025 në Barcelonë

Para 7 muaj

Nxënësi Amar Demiri nga fshati Neproshten që është pjesë e Digital School në Tetovë dhe Eugen Papraniku nga Dibra pjesë e Digital School në të njëjtin qytet kanë shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2025 në Barcelonë, duke treguar talent dhe pasion të rrallë për shkencën dhe teknologjinë me pjesëmarrës nga gjithë bota, informon portali “tetova1″.
” Amar Demiri na nderoi me Medaljen e Artë në kategorinë Coding dhe një Honorable Mention në kategorinë Science.
Eugen Papraniku arriti të fitojë Medaljen e Argjendtë në Coding dhe gjithashtu Medaljen e Bronztë në Science.
Ky rezultat është dëshmi e punës së palodhur të tyre, e pasionit për dijen dhe e mbështetjes që ne si shkollë u japim çdo nxënësi për të realizuar potencialin e vet.
Jemi krenarë që shkolla jonë është shtëpia e talenteve që e çojnë përpara flamurin e dijes dhe inovacionit në skenën ndërkombëtare.
Urime Amar dhe Eugen, ju jeni shembulli më i mirë i misionit tonë!”, thuhet në kumtesën e Digital School.

Trending