Trendy

Dy pacientë janë në gjendje kritike nga Ethet e Nilit Perëndimor

Para 15 orë

​Dy pacientë te të cilët është konfirmuar ethet e Nilit Perëndimor vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, të lidhur me aparate për frymëmarrje. Katër të tjerët që janë të hospitalizuar janë në gjendje stabile.

​Infektologët paralajmërojnë se te pacientët me simptoma neurologjike – gjendja do të duhet të monitorohet dhe rikuperimi mund të zgjasë shumë.

​Ministria e Shëndetësisë tashmë ka alarmuar institucionet kompetente shëndetësore edhe për monitorimin e pacientëve që e kanë kaluar virusin me komplikime më të rënda.
​Sipas autoriteteve shëndetësore, epidemia tashmë po qetësohet.

​Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, këtë vit, përfshirë tetë shtatorin, janë konfirmuar gjithsej 58 raste me ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa janë regjistruar tetë raste vdekjeje.
​Të gjithë të vdekurit janë të gjinisë mashkullore, mbi 60 vjeç, nga Shkupi, dhe shtatë prej tyre kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Trending