Maqedoni

Dy paga mesatare në Maqedoninë e Veriut sa një në Slloveni!

Autori

Autori

Portali Tetova

March 27, 2024, 11:03

Maqedonia e Veriut mbetet vendi me paga më të ulët mesatare në rajon. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika për janarin, paga mesatare-neto ka mbërritur në 39.542 denarë, që e rendit vendin në fund të listës së vendeve të ish-federatës jugosllave.

Në bazë të të dhënave të agjencive statistikore të vendeve të rajonit, portali “Pari” ka bërë krahasime të pagave mesatare. Ashtu siç pritej, paga më e lartë mesatare shënohet në Slloveni ku gjatë janarit 2024 ka qenë – 1.474 euro ose 90.945 denarë, që I bie më shumë se dy paga mesatare në Maqedoninë e Veriut.

“Zhgënjyese paraqitet, sipas paralajmërimeve të partive politike që kanë filluar prezantimin e programeve zgjedhore, që për këtë mesatare nuk mund të shpresojmë as pas 4 viteve. LSDM-ja paralajmëroi se paga mesatare der në 2028 do të mbërrijë 1.100 euro, kurse VMRO-DPMNE për momentin nuk liciton me shumën e pagës mesatare, por paralajmëron 55.000 vende të reja të punës” – shkruan portali Pari.

Pas Sllovenisë, renditet Kroacia me 1.239 euro pagë mesatare ose 76.250 denarë. Mesatarja kroate është për 92.8% më shumë se e Maqedonisë së Veriut.

Në Serbi, paga mesatare është 825 euro ose 50.870 denarë, 28.7% më shumë se në vendin tonë.

Në Mal të Zi mesatarja është 819 euro ose 50.436 denarë, 27.5% më e lartë se në vend.

Para Maqedonisë së Veriut renditet, Bosnja e Hercegovina, me 41.812 denarë, 5.7% më e lartë se në vendin tonë. /tvklan.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA