Më 28.07.2025 në ora 16:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë arrestuar personat A.I.(47) dhe A.S.(64) nga Gostivari, pasi që në një objekt hotelierik në Gostivar janë sjellë
në mënyrë agresive ndaj A.M.(38) nga Gostivari dhe janë
përpjekur ta sulmojnë fizikisht.
Ata janë ndaluar në stacionin
policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë
përkatëse.TS










