Trendy

Dy persona humbin jetën në aksidentin tragjik në autostradën Tetovë–Shkup

Para 4 muaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën Tetovë–Shkup, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Sipas informacioneve , aksidenti ka ndodhur sot gjatë ditës. Në aksident është përfshirë një veturë dhe një autobus,ndërsa viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e dy personave. Personat e përfshirë në aksident ende nuk janë identifikuar zyrtarisht. Pa Censurë

Trending