Në fshatin Llercë ka nisur puna për asfaltimin e dy rrugëve në dy lagje të ndryshme, si pjesë e përmirësimit të infrastrukturës dhe lehtësimit të jetesës së banorëve.
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se ky është një hap tjetër drejt zhvillimit dhe kujdesit për çdo lagje e çdo rrugë të komunës.
“Për çdo ditë po punojmë për një komunë më të mirë, ku çdo lagje dhe çdo rrugë ka vëmendjen që meriton,” ka shkruar Sejdiu.
Punimet për asfaltimin janë duke u zhvilluar me qëllim që të përmirësojnë qarkullimin dhe të rrisin cilësinë e jetës për banorët e Llercës










