Gjatë kontrolleve të intensifikuara në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar dhe arrestuar dy drejtues automjetesh për drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik nën ndikimin e alkoolit.
Më 18.01.2026 në ora 02:38, në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, policia ka ndaluar automjetin e udhëtarëve “Passat” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga D.S. (47) nga Tetova. Pas kryerjes së alkotestit, tek drejtuesi janë konstatuar 1,60 promilë alkool në gjak.
Ndërkohë, më 17.01.2026 në ora 21:30, në fshatin Zherovjan, komuna e Bogovinës, zyrtarë policorë nga SP për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë ndaluar automjetin “Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.A. (49) nga Gostivari, tek i cili janë matur 3,05 promilë alkool në gjak, nivel që përbën rrezik serioz për jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.
Të dy shoferët janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të dorëzohen parashtresa penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.





