Më 22 korrik 2025, rreth orës 22:20, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, efektivët e SPB-Tetovë kanë ndërmarrë një aksion të suksesshëm që ka rezultuar me arrestimin e dy personave nën dyshimin për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për B.L. (30) nga Tetova dhe F.A. (32), shtetas nga Danimarka me qëndrim të përkohshëm në fshatin Xhepçisht.
Gjatë kontrollit të kryer nga ana e policisë, tek personat në fjalë është gjetur dhe sekuestruar sasi marihuane. Të njëjtit janë ndaluar në stacionin policor të Tetovës për procedura të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për “posedim të paautorizuar të substancave narkotike”.










