Trendy

Dy të mitur sulmojnë fizikisht një bashkëmoshatar në Tetovë

Para 5 ditë

Më 29.01.2026 rreth orës 16:00, në SPB Tetovë, K.A. (48) nga fshati Reçicë e Vogël ka denoncuar një sulm fizik ndaj djalit të tij të mitur.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 28.01.2026 në periudhën nga ora 12:30 deri në 13:00 në rrugën “JNA” në Tetovë. Derisa i mituri po lëvizte me një shok të tij, ai është sulmuar fizikisht nga dy persona të mitur.

Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.

Trending