Trendy

Dy të rinj nga Tetova arrestohen për sulm seksual të përsëritur ndaj dy të miturave

Para 9 muaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Tetovë, ku më 2 korrik 2025, policia ka ndaluar dy persona – A.E. (18) dhe një tjetër i mitur, të dy nga qyteti – nën dyshimet për kryerje të veprave të rënda penale me natyrë seksuale ndaj dy vajzave të mitura.

Sipas kallëzimit të paraqitur nga një 37-vjeçar, babai i vajzave, të dyshuarit kishin ushtruar në mënyrë të përsëritur sulm seksual ndaj vajzave, duke i filmuar me telefon celular gjatë akteve dhe duke detyruar njërën prej tyre të kryente marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Ngjarja ka ngritur shqetësim serioz në opinion dhe institucionet janë angazhuar në mënyrë të përshpejtuar për dokumentimin dhe procedimin penal të këtij rasti. Prokuroria Publike është përfshirë dhe pritet ngritja e akuzave serioze ndaj të përfshirëve.

Trending