Dy raste të vdekjeve të papritura janë raportuar sot në rajonin e Tetovës, të cilat kanë alarmuar autoritetet lokale.
Rasti i parë është raportuar në ora 12:57 në SPB Tetovë nga personi me iniciale M.S., i cili njoftoi se në rrugën që lidh fshatin Saraqinë me fshatin Falishtë është gjetur i vdekur N.M. (42) nga Saraqina. Sipas MPB-së, mjeku i Ndihmës së Shpejtë që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Në vendin e ngjarjes u krye ekspertizë nga ekipet hetimore të policisë.
Më herët, në ora 11:45, në një objekt hotelierik në rrugën “Ilindenska” në Tetovë është gjetur i vdekur B.I. (46) nga Tetova. Edhe në këtë rast, mjeku konfirmoi vdekjen pa shenja dhune. Pas procedurave hetimore, trupi i pajetë iu dorëzua familjes së të ndjerit.
Autoritetet policore janë duke hetuar të dy rastet, ndërsa shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet pas procedurave mjeko-ligjore përkatëse.










