Më 17.09.2026 rreth orës 19:55 në rrugën Ilinden në Gostivar, zyrtarët policorë kanë kryer kqyrje në vendngjarje të një aksidenti trafiku ku ka marrë pjesë një automjet motorik udhëtarësh Smart me targa të Gostivarit, i drejtuar nga L.F.(22) nga fshati Çegran. Gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se e drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa personi është privuar nga liria dhe ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Natën e njëjtë në orën 00:10 në rrugën Todor Cipovski Merxhan në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Sh.R.(34) nga Tetova, i cili është kapur duke drejtuar automjetin motorik udhëtarësh Volkswagen Golf me targa të Shkupit pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.











