Tetovë, 11 qershor 2025 – Një rast i dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe uzurpim prone është paraqitur dje në SPB Tetovë. Sipas kallëzimit të paraqitur në orën 12:40 nga R.E. (44) nga Shkupi, B.H. (44) nga fshati Urviç dyshohet se përmes falsifikimit të një dokumenti ka regjistruar në mënyrë të padrejtë një pjesë të pronës familjare në emrin e tij. Rasti ka dalë në pah gjatë një tentative për ndarje fizike të pronës familjare në muajin maj. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Trending










