Në një konferencë për shtyp, Stojançe Angelov, drejtues i Shtabit Kombëtar për Mbrojtje Civile dhe drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, informoi për situatën me zjarret në vend.
Dje u fikën 66 zjarre në natyrë, ndërsa aktualisht në vend janë aktivë pesë zjarre dhe pesë të tjerë janë vënë nën kontroll, deklaroi Angelov.
Ai theksoi se disa nga zjarret janë të qëllimshme dhe janë paraqitur kallëzime për shkelje:
• “Kemi indikacione serioze dhe dyshime të arsyeshme se disa nga zjarret janë të qëllimshme. Para tri ditësh gjetëm paleta druri të lara me benzinë hedhur në shkurre bredhi, dhe falë faktit që u vërejtën në kohë u hoqën që të mos shkaktojnë zjarre. Mbrëmë në zjarrin që shpërtheu pranë Liqenit të Smilkovës u gjet një gomë, dhe në një vend tjetër disa shishe me benzinë. Për këtë rast do të bëhet kallëzim, por gjithashtu dje Policia e Shtetit paraqiti kallëzim penal kundër një personi për të cilin ka dyshime se ka shkaktuar zjarre. Dje u kapën dy persona që me shishe me benzinë tentuan të shkaktojnë zjarr. Bëj apel te të gjithë qytetarët që nëse vërejnë sjellje të dyshimtë të raportojnë menjëherë në numrin 112 ose në stacionin më të afërt policor,” theksoi Angelov.
Drejtuesi i Shtabit Kombëtar për Mbrojtje Civile shtoi:
“Një numër i madh patrullash policore, përfshirë edhe civilë të panjohur, janë kudo në vendet ku ekziston rreziku që të shkaktohen zjarre, dhe kjo ka efekt, sepse gjatë ditës së sotme kushtet janë të njëjta si dje, por numri i zjarreve është dukshëm më i vogël. Besoj se angazhimi parandalues i policisë, policisë pyjore dhe të gjitha personave të tjerë do të japë rezultat dhe të gjithë janë informuar të jenë të kujdesshëm, por edhe të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë në pyje,” duke shprehur falënderim publik për qytetarët që ndihmuan dje në fikjen e zjarreve.
Në konferencë ishte prezent edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, i cili informoi për thirrjen publike:
“Sot doli thirrja publike nga komunat në vend, ku thirren 400, dhe në territorin e qytetit të Shkupit 80 persona, të cilët mund të angazhohen për mbrojtje dhe parandalim të zjarreve. Aktualisht ka interes të madh dhe të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në komunat ku është shpallur thirrja. Qëllimi ynë është që nga personat që do të aplikojnë, sidomos nga të rinjtë dhe të shëndetshmit, të trajnohen dhe gradualisht të përfshihen në parandalimin e zjarreve, ndërsa më të mirët do të punësohen në njësitë zjarrfikëse, dhe më të mirët do të angazhohen në ekipin special për mbrojtje dhe shpëtim që është në fazë formimi,” theksoi Angelov.









