Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën tre persona.
Sipas Top Channel, Vali Qyrfyçi, Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, ishin martuar vetëm pak ditë më parë.
Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin, duke humbur kontrollin e mjetit dhe u përplasur me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.











