Trendy

E dhunoi dhe tentoi ta përplasë me veturë – Ish-i dashuri sulmon vajzën në Gostivar

Para 9 muaj

Një ngjarje alarmante ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 qershorit 2025 në rajonin e Gostivarit. Një vajzë 20-vjeçare raportoi në Stacionin Policor Galate se rreth orës 01:00 u sulmua fizikisht nga ish-i dashuri i saj, E.F. Sipas deklaratës së saj, pas dhunës fizike, ai ka tentuar ta përplasë me veturën e tij.

Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar pa pasoja më të rënda fizike. Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për zbardhjen dhe ndëshkimin e këtij akti të dhunshëm.

Trending