Trendy

E ftonte në takim vajzën e mitur i punësuari në shkollën e Kumanovës, policia e arreston

Para 2 orë

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë (SPB) ka njoftuar nëpërmjet kumtesës për opinion, lidhur me një rast të shqetësimit të një vajze të moshës së mitur, nga ana e një të punësuari në shkollën e muzikës në Kumanovë, që gjendet afër xhamisë qendrore të Kumanovës.
Në fakt, një rasti i tillë, sipas SPB-së, ka ndodhur me datën 24 shkurt 2026, në ora 14.55. Pikërisht në këtë moment, policët e kanë arrestuar personin me inciale S.A. (60), sit ë dyshuar për rastin në fjalë.

Sic thuhet nga Policia, ai dyshohet se paraprakisht në shkollën e muzikës, ku ishte i punësuar, e ka shqetësuar një vajzë të mitur nga rajoni i Likovës, duke e thirrur në takime me atë.
I akuzuari momentalisht po mbahet në Stacionin Policor në Kumanovë, kurse pas kompletimit të rastit, ndaj tij do të ngritet procedurë conform normave ligjore.

Trending