Trendy

E pabesueshme/ Nuk do ta besoni sa janë ulur çmimet e Hoteleve në Dubai

Para 1 orë

Në një qytet që njihet për rrokaqiejt e artë, makinat super-sportive dhe koston e lartë të jetesës, kjo ofertë duket si një ëndërr e pamundur, por ja si qëndron e vërteta pas këtij “tërmeti” në industrinë e turizmit.

Me 1€, 10€, 17€ nata mund të kapni dhomë në një prej hoteleve të magjishme të Dubait.

Ndryshimet e fundit gjeopolitike dhe pasiguria e krijuar nga konfliktet në rajon kanë goditur papritur industrinë e turizmit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një lëvizje të paprecedentë për të mbajtur gjallë fluksin e vizitorëve, disa hotele në Dubai kanë nisur të ofrojnë dhoma me çmime simbolike që nisin nga vetëm 1 Euro.

Kjo strategji vjen si një përpjekje dëshpëruese për të mbushur kapacitetet e mbetura bosh, ndërkohë që frika nga zgjerimi i konflikteve ka bërë që shumë turistë perëndimorë të anulojnë planet e tyre të udhëtimit drejt Lindjes së Mesme.

Mbetet për t’u parë nëse ky “shok” çmimesh do të mjaftojë për të rikthyer besimin e turistëve apo nëse industria e turizmit në Dubai po hyn në një krizë të gjatë e të paparashikueshme pasigurie.

Trending