Trendy

E reja me shami denoncon diskriminim në punë: “Më lanë të punoj dy ditë pa pagesë dhe më thanë se nuk pranohen punonjëse me shami”

Para 1 muaj

Një vajzë e re nga Tetova ka ndarë përvojën e saj përmes portalit Tetova1, duke denoncuar trajtim diskriminues në një dyqan të njohur “Ambar” në City Mall

Sipas rrëfimit të saj, gjatë intervistës për punë ajo kishte pyetur nëse përdorimi i shamisë përbënte problem. Menaxherja i kishte siguruar se nuk kishte asnjë pengesë, dhe pas kësaj ajo kishte filluar punën.

Mirëpo, vetëm dy ditë pas fillimit, teksa po përfundonte orarin dhe shërbente klientët, menaxherja i kishte thënë se shefi nuk pranonte punonjëse me shami. Sipas saj, njoftimi iu dha vetëm pasi kishte kryer punën e ditës dhe pasi kishte shërbyer klientët.

“Më lanë të punoj dy ditë rresht, të shërbej klientët, dhe as nuk më paguan. Nuk dua paratë, por është e padrejtë të të japin shpresë dhe pastaj të të thonë ‘jo’ vetëm pse mban shami”, ka deklaruar e reja për Tetova1.

Ajo shton se menaxherja, e cila ishte maqedonase, i kishte komunikuar vendimin me arsyetimin se “shefi nuk pranon punonjëse me shami”, pavarësisht se gjatë intervistës ishte thënë e kundërta.

Rasti ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, pasi sipas saj, në shekullin 21 është e papranueshme që dikush të gjykohet apo të përjashtohet nga puna për shkak të bindjeve apo veshjes fetare.

E reja thotë se dëshiron që publiku të informohet për mënyrën se si trajtohen punonjësit dhe për mungesën e respektit ndaj tyre.

Trending