MPB njofton se me datë 11.12.2024 në ora 21:45, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin P.S.(25) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm, se rreth orës 13:30 në afërsi të Spitalit Klinik në Tetovë, ka sulmuar fizikisht motrën 18-vjeçare të bashkëshortes së tij nga një fshat i Tetovës.
Ai është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.