Trendy

Edhe Franca pritet të njohë Palestinën

Para 6 muaj

Pas vendimit historik të hedhur nga Britania e Madhe dhe Kanadaja, si dy vendet e para të G7-ës që njohin shtetin e Palestinës, pas tyre edhe Australia, të njëjtin hap pritet ta hedhë edhe Franca, Belgjika dhe shumë vende të tjera.

Vendimi pritet të shpallet gjatë një samiti në Kombet e Bashkuara këtë të hënë, ku nismëtarë janë Parisi dhe Riadi. Konferenca pritet të bojkotohet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Departamenti Amerikan i Shtetit e quajti njohjen e Palestinës nga Britania, Kanadaja dhe Australia si një veprim “për të rënë në sy”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu akuzoi këto vende se shpërblyen terrorin e Hamasit. Ai tha se nuk do të ketë shtet palestinez dhe nga radhët e qeverisë së tij kërkohet të nisë menjëherë si kundërpërgjigje aneksimi i Bregut Perëndimor.

Presidenti francez Emanuel Makron sqaroi në një intervistë se njohja e shtetit palestinez synon t’i largojë palestinezët nga Hamasi. Makron e konsideron mbështetjen e tyre ndaj kësaj organizate ekstremiste si reagim ndaj mungesës së një shteti sovran.

Për banorët e Gazës, që vijojnë të braktisin banesat e tyre për shkak të sulmit tokësor të ushtrisë izraelite, njohja konsiderohet si një rreze shprese për arritjen e paqes.

Trending