Trendy

“Edhe mysliman edhe kundër kombit, nuk shkon”

Para 1 orë

Hoxhë Fatmir Latifi ka thënë që nuk mund të jesh edhe mysliman edhe kundër kombit të cilit i përket pasi këto bien ndesh me njëra-tjetrën.

Sipas tij, agjërimi nuk ka sevap atëherë kur nuk shoqërohet edhe me sjellje të denja.

“Ai i cili nuk e ka sjelljen në nivel, që i shkon për shtati agjërimit, me thanë tash juridikisht,… është legjitim agjërimi por është pa kokërr të sevapit”, deklaroi Latifi në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

Ai pati kritika edhe për persona që tha se shkojnë për të dëshmuar në Hagë kundër katërshes së UÇK-së, e në anën tjetër thonë se po agjërojnë.

“Qysh ka mundësi njeri edhe me agjëru edhe me sha? Edhe me agjëru edhe me shpifë? Edhe me agjëru edhe me rrejtë? Edhe me agjëru edhe me dëshmu rrejshëm? Edhe me agjëru edhe me ba vepra të liga, mos me ngu nanë, babë, me idhnu familje, me shpartallu njerëz, me dëshmu për të keq e për të zi, me u ba tradhtar i kombit, me shku me dëshmu në Hagë kundër katërshes së UÇK-së edhe po agjëroj? Nuk shkon”.

Trending