Ekonomi

Edhe një muaj e gjysmë publikohen online çmimet e produkteve të marketeve

February 28, 2025, 03:02

Nga mesi i muajit prill, të gjitha marketet e mëdha dhe të mesme obligohen që çmimet e produkteve t’i publikojnë online, me qëllim që qytetarët të mund t’i shohin paraprakisht dhe të mund të zgjedhin se në cilin market do të bëjnë Pazar, shkruan Alsat.

Ditët në vijim vendimi qeveritar do të publikohet në Gazetën Zyrtare, ndërsa më pas do të publikohen rregulloret sipas të cilave duhet të veprojnë marketet. Kush nuk i respekton masat, janë paraparë gjoba.

“Ky ligj vlen të potencohet se do të hyjë në fuqi vetëm për tregtarët me pakicë, të mesëm dhe të mëdhenj. Duke i përjashtuar tregtarët mikro dhe tregtarët individual, gjegjësisht dyqanet e lagjeve. Gjobat që do të variojnë për gjithë ata tregtarë të cilët nuk do të respektojnë këtë vendim është prej 500 deri në 10,000 euro, duke përfshirë edhe mbylljen e marketeve për 15 ditë”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

Ministri Durmishi njoftoi se është hapur procedurë për kundërvajtje kundër katër zinxhirëve të marketeve, të cilat siç tha, bashkë me Lidhjen e Odave Ekonomike kanë lidhur marrëveshje për formim të çmimeve. Për këtë, sanksionet mund të lëvizin miliona euro, ose 10% e të ardhurave vjetore.

“Ka bërë kontrolle ad hok me çrast ka hasur në këto markete, katër zinxhirë të marketeve të mëdha që janë dakorduar në kundërshtim me nenin 7 të ligjit për mbrojtje të konsumatorëve. Janë dakorduar të vendosin çmim apo të mos pranojnë një çmim të ri nga furnitorët, kjo ndikon në treg dhe konkurrencë”, u shpreh Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

Marzhë prej 5% u vendos për 8 grupe të produkteve. Marzhë prej 10% për 55 grupe të produkteve ndërsa marzhë prej 15% për 39 grupe të produkteve.

Pas miratimit të këtyre masave dhe ndryshimeve ligjore, ministri Durmishi tha se askush më nuk i ka kontaktuar nga oda e re tregtare për shitje me shumicë dhe pakicë.

Këta të fundit, masat qeveritare i cilësuan si të papranueshme duke thënë se me rrezikohet ekzistenca e tyre dhe rreth 9000 punonjësve./ Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën

Më shumë nga kategoria

IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_6818
Përplasje e ashpër mes Trumpit dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë
IMG_6815
Mexhiti: Patëm takim të rëndësishëm me presidentin Erdogan
Besar_Durmishi
Edhe një muaj e gjysmë publikohen online çmimet e produkteve të marketeve
Orban
Orban: Nuk do të ketë më “parada krenarie” në Hungari
saranda-imeri
Stafai: Periudha e qeverisjes së BDI-së me Gruevskin, ka qenë periudha me dhimbshme për shqiptarët
IMG_6781
Kasami: Ali Ahmeti është i frikësuar nga zgjedhjet lokale