Maqedoni

Edhe pas shumë premtimeve fshati Jazhincë akoma pa mjek

Autori

Autori

Portali Tetova

October 4, 2024, 02:10

Banorët e fshatit Jazhincë të komunës së Jegunocit,vazhdojnë të kenë probleme me marrjen e shërbimeve shëndetësore primare. Përderisa problemi kishte filluar të zgjidhet, megjithatë I njejti has në vështirësi burokratike. Banorët e këtij fshati, vite me rradhë kërkojnë që të gjendet zgjidhje lidhur me mungesën e mjekut edhe pse ambulanta tashmë është rregulluar në aspektin infrastrukturor.

Nuk ka Ministër të Shëndetësisë në këto 10 vite që nuk ka premtuar zgjidhje për këtë problem por vetëm në mënyrë deklarative ndërsa mjeku amë në këtë fshat nuk arriti asnjëherë.

Mjek për këta banorë premtoi edhe ministri shëndetësisë Arben Taravari, por në një formë më moderne, përmes telemedicinës. Kjo do të thotë se në vend të mjekut në fshat të vihet një infermiere kujdestare dhe një kompjuter me internet për kontakt me mjekun, i cili do bëj ekzaminimin dhe këshillimin e infermieres se çfarë trajtimi duhet t’i jepet pacientit.Zgjidhje tjetër sipas Taravarit nuk ka.

Fshati Jazhincë ka 30 vjet pa shërbim shëndetësor. E ka objektin e ambulancës, por nuk ka mjek amë, ndërsa banorët detyrojnë të udhëtojnë drejt fshatrave të tjerë ose mbi 35 kilometra për të shkuar në Tetovë për mjekim. Fshati Jazhincë ka rreth 150 shtëpi dhe mbi 1000 banorë të cilët përveç mungesës së ambulancës, kanë edhe probleme infrastrukturore.

Në situatë të njëjtë janë edhe shumë fshatra të tjerë të malësisë sëSharrit, të cilët gjatë sezonit të dimrit, e kanë pothuajse të pamundur vizitën të mjeku si pasojë e mungesës së transportit, por edhe kushteve të këqija për udhëtim. Tv Koha

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi

Më shumë nga kategoria

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
IMG_1379
Vërshime në Tetovë: U bllokua furgoni me 11 pasagjerë, uji ka hyrë në disa shtëpi!
IMG_1359
Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
IMG_1349
Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski (Video)
Angela-Aggeler
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida
IMG_1346
Kupa sjell përballje ndërmjet dy Shkëndijave
IMG_1339
Shtetas kosovar i dyshuar për pengimin e një operacioni policor në Maqedoni – këto janë detajet

DIASPORA