Kjo është një procedurë rutinë brenda kuadrit të bashkëpunimit policor”, tha një zëdhënës i policisë së Freiburgut (Gjermani)
Siç është raportur tashmë, mbrëmë në zonën ku mbahej një aktivitet muzikor në Schachen të Aaraut ka pasur të shtëna armësh. Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë të plagosur, disa me plagë të rënda, transmeton albinfo.ch.
Sipas policisë kantonale të Aargaut, viktima ndjerë është një grua 22-vjeçare. Ajo nuk ka vdekur vendngjarje. Katër burra dhe një grua, të moshave midis 24 dhe 27 vjeç, pësuan lëndime nga të lehta deri në serioze. Ata janë aktualisht në spital. Të gjitha viktimat banojnë në Zvicër.
Policia është ende në kërkim për autorin ose autorët e krimit. Tani merret vesh se në kërkim është inkudruar edhe policia e Gjermanisë.
“Policia gjermane po merr pjesë në kërkimin për autorin/autorët në lidhje me të shtënat në festën rave në Aarau”, shkruan sda. Kjo është një procedurë rutinë brenda kuadrit të bashkëpunimit policor, tha një zëdhënës i policisë së Freiburgut (Gjermani) për Agjencinë Gjermane të Shtypit (dpa).
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me masat e marra në Gjermani. Kërkimi për autorin/autorët është duke vazhduar.
Në Zvicër, mbi 100 oficerë policie ishin mobilizuar rreth rastit.











