Trendy

Edhe Ramiz Lladrovci u nis për në Izrael

Para 2 muaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se është nisur për një vizitë zyrtare në Izrael, ku gjatë tri ditëve do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve shtetërore, autoriteteve lokale, si dhe me biznesmenë e investitorë izraelitë, përcjell tetova1

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lladrovci përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se agenda e vizitës përfshin diskutime për bashkëpunim, inovacion, teknologji, qytete inteligjente dhe investime në nivel lokal.

Postimi i  Lladrovcit:

“Nga Aeroporti ‘Nëna Tereza’, u nisa për Izrael. Gjatë qëndrimit tim zyrtar atje, do të takoj homologë të komunave, kryetarin e Federatës së Autoriteteve Lokale që përfaqëson 265 autoritete, do të kem diskutim në Qendrën e Jerusalemit për punë të jashtme, takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, takim me anëtarë të Knesset-it dhe takim me biznesmenë e investitorë izraelit.

Gjatë këtyre tri ditëve, do të kem vizitë në një qendër të teknologjisë dhe inovacionit, në një Zonë të Inovacionit të teknologjisë dhe startup-et, për ekosistem dhe inovacion, për qytetin inteligjent, sektorin për bashkëpunimin, në akademi dhe sektorin privat.

Gjatë kësaj vizite, do të kem takime me homologë, me drejtues të sektorëve me interes të përbashkët, me biznesmenë dhe sipërmarrës, do të diskutoj për partneritete të mundshme dhe projekte, për bashkëpunim në nivelin lokal dhe investime.

Falënderoj hartuesit e kësaj agjende intensive, të gjithë mikpritësit që Kosovën e shohin shtet me perspektivë dhe storje suksesi!”, përfundon Lladrovci./tetova1.mk

Trending