Vladimir Mijalkov, vëllai i ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov dhe kushëri i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, po e shton interesimin e tij për biznesin e energjisë elektrike sipas aktiviteteve dhe ndryshimeve që janë vërejtur në Regjistrin Qendror, shkruan portali Faktor.
Nga mesi i këtij muaji, ish-këshilltari i menaxhmentit të Drejtorisë doganore u bë pronar i kompanisë “Permanent Sun IT” në vendin e njëfarë Daniela Neshovska.
Kompania është themeluar në tetor të vitit të kaluar me aktivitet – prodhim të energjisë elektrike dhe selinë e saj e ka në Kisella Vodë.
Mijalkov tanimë dhjetë ditë është menaxher i kësaj kompanie, e cila aktualisht nuk ka licencë për pjesëmarrje në tregun e energjisë elektrike.
Për dallim nga “Permanent Sun IT”, e cila është kompani e re e regjistruar, ndryshim pronësie është vërejtur edhe në dy kompani të mëparshme të ndërlidhura me Vladimir Mijalkovin dhe njëkohësisht për prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.
Bëhet fjalë për “Koswind” dhe “Kosmak Wind Energy”, të dyja nga Shkupi, paraprakisht në media ishte raportuar se të dyja kompanitë datojnë nga viti 2011 dhe se menaxhohen nga një person i afërt i vëllait të Sasho Mijalkovit. Që më pak se dy javë më parë, pronar i ri i këtyre dy kompanive, në vend të “Invall Mak”, është “Adcrem”, kompani e regjistruar në shtator të vitit të kaluar dhe me seli në Karposh./Faktor