Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar Presidentit amerikan Donald J. Trump përgjigjen për ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën. Rama shprehet i gatshëm të kontribuojë në këtë nismë ndërkombëtare që synon promovimin e paqes dhe stabilitetit global.
Ftesa përfshin edhe Shqipërinë si anëtare themeluese, dhe së shpejti do t’i paraqitet Kuvendit për miratim. Rama vlerëson partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.










