Ilahisti dhe recituesi i njohur shqiptar i Kuranit, Egzon Ibrahimi ka njoftuar se ka qenë i ftuar special në një iftar të organizuar nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ibrahimi bëri të ditur se ishte i nderuar që mori ftesë nga presidenti turk për të recituar Kuranin e Shenjtë gjatë iftarit të mbajtur në Pallatin Presidencial në Ankara.
“Jam i nderuar që u ftova nga Shkëlqesia e Tij, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, për të recituar Kuranin e Shenjtë në iftarin e organizuar në Pallatin Presidencial në Ankara”, shkroi Ibrahimi në postimin e tij.
Në fotografitë e publikuara në Instagram, ai shihet duke u përshëndetur me presidentin turk gjatë këtij eventi të veçantë të muajit të Ramazanit.
Në iftarin e organizuar në pallatin presidencial marrin pjesë zakonisht figura fetare, artistë dhe personalitete nga vende të ndryshme.












