Trendy

Eksponent të BDI-së nga f.Odër dhe f.Përshefcë mbështesin Daut Memishin dhe VLEN

Para 7 muaj

Eksponent dhe ish kryetarë të nëndegëve të BDI-së nga fshatrat Odër (Berat Xhelili) dhe Përshefcë (Artan Muaremi) kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për kandidatin e VLEN-it në komunën e Tearcës, Daut Memishi.

Në një postim në rrjetet sociale, Memishi theksoi rëndësinë e guximit dhe solidaritetit në garën për zgjedhjet lokale:

“Miqtë e vërtetë dalin në pah në betejat e mëdha. Ata qëndrojnë me guxim, me dinjitet, dhe kur vjen momenti i vendimit, GUXIMI hap rrugën drejt fitores. Kjo fitore nuk do të jetë vetëm e jona, por e të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve që besojnë në këtë rrugëtim për Tearcën që VLEN. Ne e kthejmë guximin në ndryshim dhe padyshim, betejën në fitore!”

Trending