Trendy
Screenshot

Ekstradohet nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami (Video)

Para 2 orë

Durim Bami, i cili u ekstradua nga Dubai ka mbërritur në Rinas. Bami ishte prej shumë kohësh i kërkuar nga drejtësia, pasi dyshohet se ishte drejtues i një grupi kriminal. Ky grup vepronte në zonën e Niklës, në Fushë Krujë, si dhe në disa zona të tjera të vendit.

Ai akuzohet gjithashtu se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Fillimisht ai u arrestua në Dubai, në tetor të vitit 2024, ndërsa ditën e sotme u është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

 

 

 

“Si rezultat i bashkëpunimit dhe besimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretizuar me shkëmbim intensiv informacioni dhe bashkërendim të veprimeve operacionale, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar D. B., 47 vjeç, banues në Krujë.

47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Në Aeroportin e Rinasit, i shumëkërkuari u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve” – thuhet në njoftim./lapsi.al

VIDEO

Trending