Trendy

Elezi: Donacionet e pranuara këto ditë nuk kanë mbetur në pritje

Para 4 orë

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, ka reaguar përmes një postimi publik, duke theksuar se realiteti aktual në institucionin që ai drejton është ndryshe nga perceptimet e vjetra, shkruan tetova1
“Për ata që janë mësuar të dëgjojnë histori të vjetra, realiteti sot është ndryshe.

Donacionet e pranuara këto ditë nuk kanë mbetur në pritje, por janë vendosur menjëherë në funksion, duke u shërbyer drejtpërdrejt pacientëve tanë”, ka shkruar Elezi.

Ai ka nënvizuar se menaxhimi i ri synon transparencë dhe efikasitet më të madh në shfrytëzimin e burimeve, duke siguruar që ndihmat dhe donacionet të përkthehen në shërbime konkrete për pacientët.

Trending