Sot kisha nderin të marr vendimin për emërimin e z. Idriz Hoxha – ushtrues detyre – drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale. Ky vendim vjen pas një procesi të kujdesshëm vlerësimi, me qëllim forcimin e profesionalizmit dhe rritjen e efikasitetit në funksionimin e shërbimeve.
Ndërmarrja Publike Komunale luan një rol thelbësor në ruajtjen e pastërtisë, mbrojtjen e mjedisit dhe funksionimin e pandërprerë të infrastrukturës komunale. Për këtë arsye, drejtimi profesional dhe vizioni i qartë janë vendimtarë për të siguruar efikasitet, transparencë dhe standarde të larta të punës.
Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për drejtoreshën e deritanishme znj. Miranda Rameti për punën e palodhur dhe përkushtimin e saj gjatë këtyre viteve.
Komuna e Sarajit mbetet e përkushtuar në zhvillimin e qëndrueshëm, rritjen e cilësisë së jetës dhe krijimin e një mjedisi të pastër dhe funksional për të gjithë banorët. Emërimi i sotëm është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të këtij misioni.








