Rajon

Ëndrra e Serbisë, bëhet realitet për Kroacinë! Arrijnë në Zagreb avionët luftarakë “Rafale”

April 27, 2024, 02:04

“Ju përshëndesin pilotët e skuadrës 191 të avionëve gjuajtës nga brendësia e “Rafale”. Tani po futemi në hapësirën e rrezeve të Kroacisë, që prej sot do të jetë edhe më i sigurt. “Rafale” dhe pilotët e Kroacisë arritën në shtëpi! Përshëndetje e madhe!”, këto ishin fjalët e pilotëve që prunë në Kroaci avionët e parë luftarakë “Rafale” që do të shfrytëzojë shteti kroat.

Gjashtë nga 12 aeroplanët luftarakë francezë “Rafale” të blerë nga Kroacia janë ulur në një bazë të forcave ajrore në Zagreb të enjten, e cila u ndoq nga zyrtarë të lartë të shtetit kroat, shkruan AP. Aeroplanët “Rafale” janë dëshirë e madhe edhe e Serbisë.

Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2021 mes Kroacisë dhe prodhuesit francez të aeroplanëve “Dassault Aviation”, vlen mbi 1 miliard euro. Përveç aeroplanëve, kontrata mbulonte sistemet e armëve, pjesët rezervë, logjistikën dhe trajnimin.

Franca do të dorëzojë gjashtë aeroplanët e mbetur në vitin 2025. Blerja do t’i mundësojë Forcave Ajrore Kroate të zëvendësojë aeroplanët e vjetëruar sovjetikë “Mikoyan MiG-21”.

Kroacia, anëtare e NATO-s, ka thënë se ardhja e aeroplanëve “Rafale” është moment historik për vendin.

Aeroplanët që shërbejnë për shumë qëllime janë të pajisur me sisteme të avancuara sulmi. Siç ka shkruar AP-ja në tetor, aeroplanët që i mori Kroacia janë të përdorur.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq muajin e kaluar njoftoi se është pranë marrëveshjes me Francës për blerjen e 12 aeroplanëve “Rafale”, në një marrëveshje me vlerë 3 miliardë euro. Por marrëveshja nuk është konfirmuar nga Franca.

Sipas mediumeve franceze, para se t’ia shesë aeroplanët luftarakë, Franca i kërkon Serbisë qartësim në pozicionin e saj karshi zhvillimeve globale.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler