Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi se është hapur Qendra Rinore e Tetovës, një hapësirë që do të shërbejë për aktivitetet rinore dhe për realizimin e ideve të rinisë tetovare.
“Nga bashkëpunimi i Komunës së Tetovës me organizatat joqeveritare, sot u jetësua një projekt i shumëpritur rinor, Qendra Rinore e Tetovës.
Një hapësirë e gjallë ku të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të lidhen mes vete, të shkëmbejnë idetë, të zhvillojnë kreativitetin dhe të bëhen pjesë e proceseve që e ndryshojnë qytetin.
Falenderim i veçantë për profesorët Arsim Sinani dhe Fatmir Hoxha, të cilët bënë çmos në jetësimin e këtij projekti.
Rinia e Tetovës ka energji dhe potencial të madh, dhe përmes këtij projekti, po krijojmë hapësira ku kjo energji të shndërrohet në ide konkrete, në aktivitete me ndikim dhe në një forcë të re që e çon përpara vendin tonë.” – shkroi Kasami.










