Maqedoni

Enti Shtetëror i Revizionit konstaton shkelje në Klinikën e Neurologjisë – Këto janë detajet

Autori

Autori

Portali Tetova

September 24, 2024, 10:09

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar disa shkelje në Klinikën e Neurologjisë gjatë vitit 2023, shkruan Alsat.

Raporti i revizionit ka gjetur shpërdorime sa i përket vërtetësisë dhe objektivitetit të punës financiare dhe një opinion të rezervuar për përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës.

Është konstatuar se barnat e pranuara dhe konsumuara për sëmundje të rralla nga donacioni nuk janë evidentuar në evidencën materiale dhe kontabilitet. Është vërejtur dobësi në planifikimin dhe realizimin e mjeteve nga kompensimi i kushtëzuar për blerjen e terapisë imunomodulare.

Gjatë vitit 2023 ka pasur më pak terminë të përcaktuara me ligj për kryerjen e shërbimeve shëndetësore duke përdorur shërbime mjekësore përmes aplikacionit “Termini im”. Në disa nga procedurat për prokurimet publike është konstatuar zbatim jo adekuat i Ligjit për prokurime publike.

Infermierët, punonjësit teknik dhe punonjës në sportele janë punësuar me kontrata, pa pëlqimin e Ministrisë së Financave dhe është konstatuar kontroll joadekuat I përdorimit të shërbimeve nga Shërbimi Shëndetësor Publik për punë të përbashkëta.

Gjithashtu në raportin e Revizionit theksohet se për tejkalimin e kushteve të krijuara janë dhënë rekomandime me qëllim marrjen e masave dhe aktiviteteve nga personat përgjegjës për përmirësimin e kushteve./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi

Më shumë nga kategoria

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
IMG_1379
Vërshime në Tetovë: U bllokua furgoni me 11 pasagjerë, uji ka hyrë në disa shtëpi!
IMG_1359
Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
IMG_1349
Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski (Video)
Angela-Aggeler
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida
IMG_1346
Kupa sjell përballje ndërmjet dy Shkëndijave
IMG_1339
Shtetas kosovar i dyshuar për pengimin e një operacioni policor në Maqedoni – këto janë detajet

DIASPORA