Ish-kryetari i komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti, ka demantuar lajmin e rreshtimit krah kandidatit të VLEN Jakup Huseini, duke deklaruar se në raundin e parë do përkrahë të dy kandidatët, ndërsa në raundin e dytë do kërkojë unifikim të spektrit shqiptarë në Bërvenicë, njejtë siç ndodhi në vitin 2025.
Postimi i plotë, nga Pajaziti:
“DEMANT
Të nderuar,
Më vjen keq që edhe ditën e Xhuma, në Xhami, dikush mundohet të luajë rolin e “paparacit” dhe të merret me gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me qëllimin e asaj dite.
Pa keqkuptim, unë kam qenë 13 vjet kryetar dhe gjithmonë kam respektuar çdo votues, pa marrë parasysh përkatësinë apo përcaktimin e tij politik.
Komuna e Bërvenicës është ndryshe nga shumë komuna të tjera. Për ta fituar, duhet unitet dhe bashkim, e jo fjalor përçarës. Unë e di më së miri çfarë do të thotë të humbasësh për vetëm 34 vota, siç ndodhi në vitin 2021, dhe nuk duhet të lejojmë që e njëjta gjë të përsëritet në vitin 2026.
Ky është një moment i rëndësishëm për të rikthyer Komunën.
Me sinqeritetin më të madh, në rundin e parë do të angazhohem që të ketë dalje sa më masive dhe le të fitojë më i miri.
Në rundin e dytë, duhet të jemi të gjithë bashkë, ashtu siç vepruam në vitin 2025.
Çdo qytetar e di se çfarë kontributi dhe përkrahjeje i kam dhënë kundër kandidatit tim. Prandaj, pres që edhe këta dy kandidatë të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
Mos u merrni me mua. Veproni ashtu siç kam vepruar unë, nëse vërtet duam ta rikthejmë Komunën.
Respekt për qytetarët dhe miqtë e mi, e jo për ata që kërkojnë vetëm “like” dhe vëmendje.
Me respekt.
Enver Pajaziti”.











