Trendy

Enver Ramadani emërohet përgjegjës për sektorin e arsimit në Komunë të Tearcës

Para 1 muaj

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi ka bërë të ditur se ka caktuar Enver Ramadanin përgjegjës për sektorin e arsimit në Komunë të Tearcës, informon “tetova1”.
“Kam kënaqësinë t’i informoj banorët e Komunës së Tearcës se përgjegjës për sektorin e arsimit do të jetë z. Enver Ramadani, një personalitet me afro 40 vite përvojë dhe kontribut të çmuar në këtë fushë.
Arsimi për ne ka qenë dhe mbetet shtyllë kryesore e zhvillimit, ndaj do të angazhohemi maksimalisht për të garantuar cilësi më të lartë dhe gjenerata të përgatitura për të ardhmen.

Urime dhe suksese në detyrën e re!”, ka shkruar Memishi./tetova1/

Trending