Era e fortë ka shkaktuar dëme edhe në fshatin Gllogjë, ku është rrëzuar një shtyllë e energjisë elektrike, duke bllokuar rrugën dhe rrezikuar sigurinë e banorëve, shkruan tetova1
Lajmi është bërë i ditur përmes një publikimi nga faqja zyrtare e fshatit, ku njoftohen banorët se shtylla e rrymës elektrike është dëmtuar si pasojë e kushteve të motit.
“Lajmërohen banorët e fshatit Gllogjë se shtylla e rrymës elektrike është dëmtuar. Lusim organet kompetente ta rregullojnë shtyllën”, thuhet në njoftim.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga institucionet përkatëse për sanimin e dëmit dhe rikthimin e qarkullimit normal në rrugë, si dhe për të shmangur rreziqe të mundshme nga instalimet elektrike të dëmtuara./tetova1.mk











