Trendy

Era shkakton dëme të konsiderushme në hyrje të fshatit Nerasht, bllokohet rruga kryesore

Para 1 muaj

Era e fuqishme që ka përfshirë rajonin e Pollogut ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në hyrje të fshatit Nerasht, në Komuna e Tearcës, duke bllokuar përkohësisht rrugën kryesore, shkruan tetova1.mk

Sipas informacioneve nga terreni, si pasojë e erës janë rrëzuar degë dhe materiale të ndryshme, të cilat kanë penguar qarkullimin e automjeteve në hyrje të fshatit. Banorët kanë raportuar vështirësi në lëvizje, ndërsa disa drejtues automjetesh presin në pastrimin e rrugës.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar./tetova1.mk

Trending