Që nga mosha 5-vjeçare, Erdi Osmani nga fshati Dobrosht ka ushtruar me përkushtim sportin e boksit. Hapat e parë i hodhi në qytetin e tij të lindjes, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku ishte pjesë e klubit Box Club Shkëndija – No Limit.
Në vitin 2023, Erdi u zhvendos në Gjermani për të jetuar dhe studiuar. Me të njëjtin pasion dhe vendosmëri, ai u regjistrua në Box Club Schwarzheide në Brandenburg. Falë guximit dhe dëshirës së madhe për të luftuar në ring, ai vazhdoi të zhvillojë ndeshje kundër kundërshtarëve të ndryshëm, duke treguar gjithnjë talentin dhe disiplinën e tij.
Në kategorinë e nxënësve Schüler – Kategoria A, deri në peshën 40 kilogramë, Erdi Osmani dha një performancë të shkëlqyer, duke arritur një fitore të merituar në një përballje të vështirë. Si rezultat, ai u shpall Kampion Shtetëror i Brandenburgut 2025 në këtë kategori.
Në të njëjtën kohë, për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse, ai u vlerësua gjithashtu si Boksieri më i mirë në Brandenburg.
Sot, Erdi Osmani mban me krenari titullin e Kampionit Shtetëror të Brandenburgut 2025 deri në peshën 40 kg (Schüler Kat. A), duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe dashuria për sportin shpërblehen gjithmonë










