Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në një takim dypalësh nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork.
Takimi mes dy liderëve u zhvillua në kuadër të punimeve të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku po marrin pjesë krerë shtetesh e qeverish nga e gjithë bota.
Bisedimet u zhvilluan në ambientet e godinës së njohur si “Turkevi” (Shtëpia Turke) në Nju Jork.
Sipas raportimeve, takimi ka qenë i mbyllur, pa praninë e mediave, dhe nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi temat e bisedës.











