Bota

Europa në rrezik: Keni 72 orë të pajiseni me ushqimet bazë

March 28, 2025, 02:03

Bashkimi Evropian u ka kërkuar qytetarëve të saj të grumbullojnë mjaftueshëm ushqime dhe furnizime të tjera jetike për t’i mbajtur ata të sigurt për të paktën 72 orë, nëse ndodh kriza e luftës. Ky paralajmërim është bërë nga Komisioni Evropian.

“Në rast të ndërprerjeve ekstreme, periudha fillestare është më kritike”, thotë dokumenti, duke përcaktuar skenarë të mundshëm, nga lufta te sulmet kibernetike dhe sëmundjet vdekjeprurëse deri te përmbytjet e shkaktuara nga klima, raporton Politico.

Në një udhëzim të ri, Komisioni Europian theksoi nevojën që Evropa të ndryshojë mentalitetin e saj, për të nxitur një kulturë të “gatishmërisë” dhe “rezistencës”.

Europa duhet të marrë të gjitha mjetet për t’u mbrojtur kundër agresionit ushtarak, tha të martën presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, duke shtuar se paqja pa mbrojtje është një iluzion. “Nëse Rusia konsideron se kufijtë e Ukrainës janë vetëm një vijë në hartë, pse duhet të respektojë kufijtë e ndonjë vendi tjetër?”, tha ai në një konferencë të Qendrës së Politikave Evropiane në Bruksel.

Brukseli dëshiron të sigurojë që çdo qytetar të jetë i pajisur për 72 orë vetë-mjaftueshmëri pasi frika rritet mbi kërcënimin e konfliktit kontinental. Qytetarët e BE-së do të udhëzohen të grumbullojnë një duzinë artikujsh kyç si pjesë e kompletit të tyre të “rezistencës”. Këto përfshijnë shkrepëse, dokumente identiteti të ruajtura në një qese të papërshkueshme nga uji, ujë në shishe, shufra energjie dhe një elektrik dore.

Sipas CNN-it, dokumenti prej 18-faqesh paralajmëron se Evropa po përballet me një realitet të ri me rrezik dhe pasiguri, duke përmendur luftën e Rusisë në Ukrainë, rritjen e tensioneve gjeopolitike, sabotimin e infrastrukturës kritike dhe luftën elektronike si faktorë kyç, shkruan A2 CNN-i.

“Asnjë nga krizat e mëdha të viteve të kaluara nuk ishte e izoluar apo jetëshkurtër”, thuhet në dokument. “Evropa nuk mund të përballojë të qëndrojë reaktive”.

“Realitetet e reja kërkojnë një nivel të ri gatishmërie në Evropë”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Qytetarët tanë, shtetet tona anëtare dhe bizneset tona kanë nevojë për mjetet e duhura për të vepruar si për të parandaluar krizat ashtu edhe për të reaguar me shpejtësi kur godet një fatkeqësi.” (A2 Televizion)

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në