Zjarrfikësit, të mbështetur nga 30 avionë, po përpiqeshin të vinin nën kontroll një zjarr të madh pyjor në Spanjën verilindore të mërkurën. Më shumë se 1,000 njerëz u evakuuan për shkak të flakëve.
Një zjarr i madh në rajonin e Aragonit është përhapur në më shumë se 12,000 hektarë, dhe rreth 300 anëtarë të njësive ushtarake të emergjencës dhe disa helikopterë po marrin pjesë në shuarjen e tij.
Shërbimi meteorologjik spanjoll paralajmëroi se temperaturat do të rriten përsëri nga e shtuna dhe se në javët e ardhshme në disa pjesë të Andaluzisë dhe Castilla-La Mancha ato mund të arrijnë midis 42 dhe 44 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, u lëshua një paralajmërim për një rrezik ekstrem të zjarreve në pyje për shkak të fluksit të ajrit të nxehtë dhe të thatë nga Afrika e Veriut.
Zjarrfikësit po luftojnë gjithashtu me zjarret pranë Madridit dhe në provincën e Guadalajarës, ku janë djegur rreth 1,500 hektarë, dhe një kamp veror është evakuuar si masë paraprake. Vetëm një javë më parë, një zjarr në Almeria mori të paktën 13 jetë, raporton Beta.
Temperaturat e larta dhe valët e përsëritura të të nxehtit kanë tharë bimësinë në të gjithë Evropën, duke rritur rrezikun e zjarreve, thatësirave dhe dëmeve bujqësore.





