Pas largimit të Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, priten zhvillime të reja që mund të çojnë deri tek rikonstruimi i qeverisë.
Burime të ZYRTARe.net nga qeveria bëjnë të ditur se pas përfundimit të festave të Pashkëve, kryeministri Hristijan Mickoski do të zhvillojë një seri takimesh që do të përcaktojnë të ardhmen e Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët në kuadër të ekzekutivit.
Fillimisht, Mickoski pritet të takohet me liderët e koalicionit VLEN për të diskutuar situatën e re dhe qëndrimet e tyre ndaj Aleancës për Shqiptarët. Më pas, sipas të njëjtave burime, është paraparë edhe një takim mes kryeministrit dhe Arben Taravarit, ku ky i fundit pritet të japë sqarime për vendimin e tij për t’u shkëputur nga VLEN-i.
Kolaicioni VLEN dje edhe zyrarisht ka kërkuar që të shqyrtohet marrëveshja qeverisëse me VMRO-DPMNE.
Ndërkohë, një nga partitë qeverisëse, Lëvizja ZNAM, ka dalë hapur kundër çdo bashkëpunimi me subjektet që kanë, ose kanë pasur, marrëveshje apo koalicione të çfarëdo forme me BDI-në, duke aluduar në ASH-n e Taravarit./ZYRTARE.net